Dueli mes Kukësit dhe Tiranës do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Superiores. Kjo përballje interesante është planifikuar të luhet të premten e 19 gushtit në orën stadiumin “Kukës Arena”.
Java e parë do të vijojë më pas ditën e shtunë, ku në orën 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet sfida Erzeni-Vllaznia, teksa në orën 19:30 në “Elbasan Arena”, Partizani do të përballet me Egnatian. Java e parë do të mbyllet ditën e diel, me dy sfidat e programuara për t’u luajtur në orën 17:00.
Në stadiumin e Laçit, kurbinasit e Vukçeviç do të presin Teutën, teksa në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi do të ndeshet me Kastriotin. “Panorama Sport”, përveç javës së parë, ka arritur të zbulojë edhe axhendën e javës së dytë të Superiores.PanoramSport
Java e parë:
E PREMTE, 19 GUSHT:
- KUKËSI-TIRANA ORA 17:00 (Kukës Arena)
- E SHTUNË, 20 GUSHT:
- ERZENI-VLLAZNIA ORA 17:00 (Niko Dovana)
- PARTIZANI-EGNATIA ORA 19:30 (Elbasan Arena)
- E DIEL, 21 GUSHT:
- LAÇI-TEUTA ORA 17:00 (Laçi Stadium)
- BYLIS-KASTRIOTI ORA 17:00 (Adush Muça)
Java e dytë:
E SHTUNË, 27 GUSHT:
- KASTRIOTI-ERZENI 17:00 (Kamza Stadium)
- TEUTA-BYLIS 17:00 (Niko Dovana)
- E DIEL, 28 GUSHT:
- EGNATIA-TIRANA 17:00 (Egnatia Stadium)
- VLLAZNIA-KUKËSI 19:30 (Loro Boriçi)
- E HËNË, 29 GUSHT:
- PARTIZANI-LAÇI 19:30 (Elbasan Arena)