Martin Garrix ka zënë vendin e dytë në listën e 100 DJ-ve më të mirë në botë.
Kjo në bazë të një vlerësimi të bërë nga revista britanike, ‘DJ Mag’, ndërkohë që vendi i parë i takon yllit, David Guetta. I lumtur për suksesin, artisti holandez ka bërë një reagim në rrjete sociale megjithëse kishte një kritikë.
“Ju lutem, nëse më shpallni si DJ-në e dytë më të mirë në botë, shqiptoni emrin tim saktë”, ka thënë ai pasi organizata kishte shkruar Garixx.
“Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj industrie të mahnitshme dhe nuk mund të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më votuan si DJ-në e parë. DJ për të dytin vit radhazi. Do të thotë shumë”, u shpreh Guetta në anën tjetër. Martin tashmë është i njohur për hitet si: “Animals”, “Scared to be lonely”, “Diamonds”, “There for you” etj.
/Priza.al/