Chelsea shtyp në maksimum gazin për të mbyllur marrëveshjen me Juventusin në lidhje me mbrojtësin De Ligt, për të evituar që konkurrenca e Bayern Munich ta rrisë në maksimum çmimin e kartonit të holandezit.
Thomas Tuchel është në emergjencë për të afruar mbrojtësa me nivel pas largimeve të Rudiger dhe Christensen ndërsa ka hedhur vështrimin edhe nga Ake i Manchester City. Sipas gazetës “Bild”, pengesa më e madhe është klubi gjerman pasi lojtari ka rënë dakort me Bayern Munich, por gjithsesi mbrojtësi ka bërë me dije se nuk kërkon të përfshihet personalisht për të mos ndikuar në bisedime.
Chelsea ka më shumë mundësi ekonomike në garën me bavarezët që e ndjekin lojtarin që prej 4 vitesh kur Juventus e shkëputi nga Ajax.
Bardhezinjtë kanë refuzuar emra të tjerë si Werner apo Jorginho ndërsa bisedimet mund të bëhen rreth çmimit pasi Juventus i ka ulur disi pretendimet nga shifra e parë që ishte 120 milionë, i shtyrë edhe nga lojtari kontrata e të cilit skadon në vitin 2024 dhe ai nuk ka asnjë qëllim ta rinovojë.