De Ligt ‘thumbon’ bardhezinjt: Ja ndryshimi mes Bayern dhe Juves

Matthijs de Ligt u largua nga Juventusi gjatë merkatos së verës, ndërsa zgjodhi të kalojë te Bayern Munich.

Skuadra bavareze derdhi plot 67 milionë euro në arkat e “Zonjës së Vjetër” për të bërë të mundur edhe kalimin e lojtarit holandez në Bundesligë.

De Ligt është rikthyer të thumbojë sërish Juven, teksa ka deklaruar se “Zonja e Vjetër” është një ekip i madh, por Bayern synon fitimin e Champions League dhe kjo është ajo që i diferencon dy klubet.

“Më pëlqeu Juventusi por, ndjeva se ishte koha për një sfidë të re. Juventusi është një ekip i madh, por Bayern është një hap përpara, sepse ky klub ka ambicie për të fituar Ligën e Kampionëve. Nuk e kam pasur atë ndjenjë te Juventusi”, ka theksuar mbrojtësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *