Ditën e djeshme, Dea Mishel i ka sugjeruar Efit një plan për t’i mbushur mendjen banorëve që janë në garë për finalistin e katërt, të largohen nga shtëpia.
Dea tha se Luizi ka nisur ta bëjë këtë gjë, ndaj sugjeroi Efit të sajojë se Bledi pati sukses kur doli jashtë e është përfolur nga gjithë Shqipëria.
“Thuaj, largim i Bledit është përfolur nga gjithë Shqipëria”,– tha Dea.
Efi tha se do ta provojë me të gjithë, por si fillim do nisë nga Qetsori.
“Çfarë do ti themi këtij, se është emocional dhe nuk e shfaq”,– i thotë Dea, Efit për Qetësorin.
Duket se ky është plani më i ri që finalistët kanë ndërmarrë, por nuk e dimë sesa do t’ia dalin vajzat.