Dea Mishel flet për herë të parë pas BBV2: Do e doja fitoren por…

Ish-finalistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Dea Mishel ka folur për herë të parë pas përfundimit të spektaklit të madh.

Gjatë një lidhjeje telefonike, në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banorja ka treguar më shumë rreth eksperiencës në shtëpinë e famshme dhe si po i kalon tashmë ditët pas mbarimit të “BBVIP”.

Si kanë qenë këto ditë për Dean?

“Unë jam rrugës duke ikur në Kolonjë. Dje dolëm të bënim xhiro me makinë me Kristin, mund të kemi thënë dy fjalë gjithsej gjatë gjithë kohës”,- tha ajo.

Në fillim të këtij edicioni, Dea tha se ka hyrë me një qëllim të qartë që kishte të bënte edhe me imazhin e saj. Tani që gjithçka ka përfunduar a ia ka arritur Dea qëllimit të saj?

“Po, kam marrë shumë komente pozitive nga njerëzit, qoftë nga familjarët e mi, nga njerëz që nuk i njoh edhe në rrjetet sociale kam parë figura të njohura që kanë dhënë mendimin e tyre për mua që ka qenë shumë pozitiv”,- u shpreh finalistja.

Cilat kanë qenë informacionet e para që ka marrë pasi doli nga BBV? Kush i bëri më shumë përshtypje?

“Tani unë këto ditë kam qëndruar shumë me familjen dhe me shoqërinë time. Nuk kam qëndruar shumë mbyllur po udhëtoj, po dal dhe nuk po rri shumë në telefon me thënë të drejtën dhe informacionet kam zgjedhur që ti marr nga njerëzit e duhur, që janë shokët e mi dhe më tregojnë vetëm meme dhe video për të qeshur”,– vijoi ajo.

A është e kënaqur me vendin e katërt në këtë edicion apo priste më shumë?

“Tani fitoren të gjithë e donim aty, sidomos kur arrin në finale fitoren e do. Por unë jam e kënaqur mbi të gjitha me pritjen që më ka bërë publiku dhe me vlerësimin që kam marrë ndihem e plotësuar në maksimum dhe jam shumë e lumtur”,- tregoi Mishel.

Cili është kujtimi më i bukur dhe më pak i bukur që do të ruajë Dea Mishel nga ky BBV?

“Kujtimi më i bukur, skulptura ndërsa nuk do të doja t’i kujtoja fare të këqijat”,– përfundoi ish-banorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *