Dea Mishel, finalistja e “Big Brother VIP 2” ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Amos Zaharian, me të cilin nisi një njohje brenda në shtëpi, por që nuk zgjati shumë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, finalistja e “BBV” shpjegoi përfundimisht raportin e saj me aktorin. Ajo tha se nuk ka pëlqim për të, madje nuk ruan as miqësi.
Pyetje: Nuk ke më kontakte, miqësi?
Dea Mishel: Jo pra. Nuk është se kisha turp brenda dhe prita
Pyetje: Po pse, ai djali i mirë është…?
Dea Mishel: Po, shumë djalë i mirë është. E vlerësoj shumë. Nuk i mungon asgjë. Një shok shumë i mirë…
Ndërkohë ish-konkurrentja zbuloi edhe me kë nga banorët ruan miqësi tani që ka dalë jashtë.
“Unë jam e lumtur sepse kam dalë nga aty dhe realisht mendoj se do të kem marrëdhënie të mira me të gjithë. Edhe me personat që kam debatuar, kam respekt për të gjithë. Kam qëndruar më shumë me Jorin”.