Debat/ Balluku: Na është thënë ‘harem’! Duma: Gjekmarkaj të kërkojë ndjesë! Deputeti ofendon sërish: Pusho ti more derrkuc

Debate dhe replika në parlament për gjuhën e përdorur ndaj grave politikane, si nga kryeministri Edi Rama dhe deputetë të opozitës.

Ka qenë Flutura Açka e cila ka njoftuar se do të dorëzojë ankesë në sekretariat ndaj gjuhës së kryeministrit Rama, por ministrja Belinda Balluku i ka pyetur koleget e saj opozitare se përse nuk u revoltuan kur Agron Gjekmarkaj i quajti ato “harem dhe kukulla”.

Më pas ka marrë fjalën deputetja Grida Duma, e cila i ka kërkuar Gjekmarkajt të kërkojë ndjesë për termin e përdorur. Por Gjekmarkaj ka thënë se fjalën harem nuk e kishte në kuptimin “erotik” por “politik”.

DEBATI:

Flutura Açka: Do ta depozitoj për sjelljen e kryeministrit në sekretariat dhe ju mund të merrni masa. Ajo që ndodhi dje ishte kulmi, dhe ju nuk i tërhoqët asnjë vëmendje.

Belinda Balluku: Pse nuk reaguat kur kryetari juaj na ka quajtur “haremi i Ramës”, pse nuk reaguat kur na ka quajtur këtu si kukulla që kanë nga pas kriminelë dhe oligarkë. Ne kemi ardhur këtu si deputetë të Shqipërisë, nuk ia vlen më të bisedojmë u goditën gratë apo burrat. Jemi të gjithë njësoj. Por unë nuk e mbaj mend askënd që t’i thoshte zotit Gjekmarkaj se ne nuk jemi harem. Jorida ti je nga Tirana dhe unë nga Tirana dhe kam shumë respekt për të gjitha gocat këtu, është shumë e vështirë në politikë, por duhet t’ia dalim. Të biem dakord që komisioni i etikës, kur e merr fjalën të flasë edhe për gratë e majta dhe të djathta.

Grida Duma: Po i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj, nëse e ka përdorur këtë fjalë, t’ju kërkojë ndjesë. Në të njëjtin duel, do çohesh dhe të thuash ndjesë zonja Duma, që unë nuk u çova dhe pashë atë linçim në fushatë dhe nuk reagova.

Agron Gjekmarkaj: Dua ti shpjegoj zonjës ministre që e kam pasur në saj politik. Jo në kuptim e haremit erotik të sulltanëve por si koncepte politike. Të lutëm. Pusho more ti Derrkuc (i drejtohet Braçes).

Lindita Nikolla: Sërish nuk u kërkua ndjesë dhe kjo është e trishtë.

Belinda Balluku: Zoti Gjekmarkaj, ju vetëm vërtetoni atë që thashë për ju. Pavarësisht se gjasme keni bërë një ndjesë publike, unë nuk dua t’i futem metaforës. Është normale që një motre, gruaje, nëne në familjen tuaj ta quajë harem?

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *