Debat i ashpër mes gazetarëve: Shfrytëzon motrën tënde vetëm për t’u bërë e famshme

“Fan Club BB VIP” ka pasur mbrëmjen e djeshme debate të forta mes të ftuarve dhe ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ronaldo Sharka ka akuzuar Gerta Gixharin se ka shfrytëzuar motrën e saj, Oltën, për të marrë famë. Ai shtoi se nuk e percepton dot që gjithë këto muaj, gazetarja nuk e ka mbështetur asnjëherë aktoren, edhe kur shumë njerëz i kishte kundër.

“Tani unë një pyetje shumë të sinqertë kisha për zonjën, për Gertën. Ti je këtu si motra e Oltës, fanse e Luizit, fanse e Deas, se s’po e marr vesh. Moj zemra ime, ke dy muaj që del nëpër studiot televizive dhe nuk dole një moment për motrën tënde kur po e kryqëzonte gjithë Shqipëria, tregove një anë tjetër të Oltës”,– u shpreh Ronaldo.

Gerta: Çfarë thua mo, çfarë po shpif?

Ronaldo: Del këtu dhe shfrytëzon lojën e motrës tënde në “Big Brother” vetëm për tu bërë e famshme dhe mua nuk ma percepton dot truri s’i të kam ty përballë në atë kolltuk të kuq dhe jep opinione për “Big Brother”. Dëshpërimi për famë është i tmerrshëm dhe dëshpërimi për famë në këtë moshë që ke ti, është i tmerrshëm.

Gerta: A e di që je fëmija im o Ronaldo, rritu njëçik! Mos e zgjat me mua fare. Çfarë halli ke me mua o çun që e kthen në personale, çfarë ke, thuaje një herë e përgjithmonë se në çdo studio, mban këtë referatë gjatë gjithë kohës.

Ronaldo: Nuk është personale, thjesht është kurioziteti im për hipokrizinë tënde që del lart e poshtë nëpër ekrane dhe shfrytëzon motrën tënde që nuk ke thënë një fjalë të mirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *