Debat i ashpër në Parlament/ Berisha përplaset me Ballën: Je i pafytyrë

Kreu i PD-së gjatë replikës së tij në Parlament, është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku e ka konsideruar socialistin si “të patyrë”.

Më pas ai i ktheu përgjigje ministres Belinda Balluku, ku theksoi se nuk do të lejohet hidrocentrali i Skavicës pasi përmbytet e gjithë zona e Dibrës.

“Ti i pafytyrë që je aty, do që të ndërhysh në fjalën time?

Zonjë të kanë zgjedhur kryeparlamentare që të respektojnë  ty në radhë të parë, ai bëhet kryetar parlamenti, . Nëse nuk e bën punën le të shkarkojnë, por sa je aty duhet të respektojnë.

Pra ky është mekanizëm për të kthyer në në fatkeqësi për shqiptarët pasuritë kombëtare.

Dy fjalë për ato që tha zonja, që nuk ka as sy të shikojë por as veshë të dëgjojë. Nuk ka si të shikojë, pasi shikimin ia ka zënë hajnia, i tyhem kaq: to që janë bërë para jush, janë epokale.

Së pari, ajo qeveri krahas gazit rus, ka sjellë edhe atë aziatik

E dyta, janë bërë 420 hidrocentrale.

E treta, harroje ta përmbytësh Dibrën me hidrocentralin e Skavicës. Jo ti, po të çohet edhe Beqir Balluku me Enver Hoxhën, harroja ta ndërtosh. Dibra nuk do të përmbytet”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *