Balerina shqiptare Anbeta Toromani, ka përformuar ndër vite ndër skenat më të mëdha. Falë pasionit për baletin dhe guximin, ajo ia ka dalë mbanë që të triumfojë kudo ku është prezantuar.
Karriera e saj është përplot me arritje, por edhe sfida të mëdha. Shumëkush e mban mend balerinën tek “AMICI”, ku dhe pati një jehonë të madhe. Por duket se largimi i saj nga ky spektakël ka qenë i lidhur ngushësisht me moderatoren.
Sipas ‘Solonotizie24’, prezantuesja e qortoi atë për metodat e saj të të dhënit mësim. “Ata që bëjnë punën time, kanë një nivel tjetër, komentet duhet të bëhen në shtëpi dhe jo para një djali njëzet vjeç. Unë ju respektoj ju kërcimtarë profesionistë dhe mendoj që jeni shumë të zotët në punën tuaj, por herë pas here e lëshoni veten dhe bëni komente të gabuara. Sidomos ti, Anbeta. Mos bëj si një yll që flet dhe ikën”, i ka thënë balerinës Maria De Filippi.
Pas shumë vitesh, u mësua edhe arsyeja që Ambeta është larguar nga programi.