Që prej rihyrjes së saj, Efi ka pasur debate të forta me Dea Mishel.
Gjatë prime-it të sotëm është diskutuar më gjatë për këtë temë.
Dea: Më ka goditur ardhja e Efit me batuta dhe provokime. E kam përjetuar shumë se nuk e prisja këtë lloj armiqësie. Për një nominim të kesh kaq inat me dikë. Ta argumentojë ça ka.
Efi: Nuk kam asnjë lloj mllefi. Kam parë reagimn e saj, lojën që ka bërë. Ka ndryshuar, kam qejf ta ngacmojë. Pavarësisht dy muajve u ktheva te e njejta lojë. Të mërzitesh dhe të ndihesh keq është tjetër gjë. Nuk mendoj që është ndjerë keq, mund të ma kishte thënë, më pyesje dhe ta jepja përgjigjen.
Dea: Më ke thënë që ke ndryshuar fytyrë.
Efi: Shoh sigurinë tënde dhe më vjen për të qeshur.
Dea: Të vish 30 herë në ditë me ngacmime, nuk është normale. Këto lloj ngacmimesh nuk më pëlqejnë.
Efi: Në momentin që kam dalë nga këtu, kam parë mënyrën se si fitove vetëbesim, kam dëshirë të ta heqë.