Çifti i “Big Brother Vip”, ashtu si çdo çift tjetër kanë uljet dhe ngritjet e veta.
Por, duke pasur parasysh formatin se ku ka nisur dashuria e tyre, shpesh diskutimet apo debatet që kanë ndezin diskutim mes fansave. Kështu ka qenë edhe debati i fundit, ku Kiara ankohet ndaj Luizit për faktin se ai e ka mendjen vetëm te strategjia e lojës. Por, pikënisja e debatit ndodhi në dhomën e gjumit për disa veshje të Kiarës që Luizi i kishte lëvizuar nga vendi që ajo i kishte lënë.
Gjatë diskutimit, Kiara u shpreh se “ka tension” mes saj dhe Luizit. Kiara i tha Luizit se e ka prekur në pikën e dobët, që sipas saj është dollapi i rrobave, ndërsa këngëtari ia ktheu duke i thënë se pika e dobët e tij është Kiara.
“Kemi tension, është në përgjithësi se e ndjej. Na lodhe, vetëm muhabete për lojën bën. Ndonjëherë kjo gjë më lodh. Kam nevojë të ulem të bëjmë një bisedë normale”, tha Kiara.
“Si mund të bëjmë bisedë normale në këtë ambient ku privatësia është zero. Unë kam shumë për të thënë për atë takim që pata dje me Arbenin, por nuk më bëhet ta them se është diçka që duhet ta dimë ti dhe unë”, përgjigjet Luizi.
“Zëre se nuk ta thashë, të lutem më lër se nuk jam në terezi. Pse më kap te pika ime e dobët që është dollapi?” tha Kiara.
“Pika ime e dobët je ti”, përfundon bisedën Luizi.
Çifti më pas u sqarua dhe vijoi duke dhuruar momente romantike, megjithatë ndjekësit nuk kanë lënë pa e diskutuar situatën e ndodhur me tyre. Disa kanë komentuar në rrjete sociale dhe janë të mendimit se Kiara ka ndryshuar sjellje pas nominimit.