Qetsor Ferrunaj dhe Luiz Ejlli kanë pasur mbrëmë një debat me njëri-tjetrin, i cili nisi për një shprehje italisht. Kjo gjë bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda.
Qetsori i kërkoi këngëtarit të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij. Kjo solli acarimin e Luizit i cili i përsëriste se nuk po fliste për të. Më tej, Luizi i bëri të ditur se nuk e llogarit si banor e sado të përpiqet, Qetsori nuk e arrin dot.
Qetsori: Qetesohu kur kapesh në data fëmijësh
Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë.
Qetsori: Fole për gjërat e mia.
Luizi: Jo kurrë në botë.
Qetsori: A të futen fjalët në tru?
Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?