Debate mes VIP-ave/ DJ PM ankohet për femra seksi, Arjola Demiri bën batutën epike

Debatet nuk kanë si të mungojnë në një shtëpi të mbushur me njerëz, e pra ashtu ndodh edhe në ‘Big Brother VIP’.

Konkurenti i Big Brother, Pajtim Krasniqi, i njohur ndryshe dhe DJ PM është përplasur me aktoren Arjola Demiri brenda shtëpisë.

 Krasniqi është shprehur se brenda shtëpisë që po ndajnë të gjithë bashkë nuk ka asnjë femër seksi, deklaratë kjo që nuk është pritur mirë nga Demiri. Kjo e fundit së bashkë me aktoren tjetër Monika Lubonja kanë kërkuar llogari për këto fjalë, por DJ PM shtoi se ai kishte mendimin e tij.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Të gjitha jemi femra seksi!

Monika: Kush e tha atë që nuk ka femra seksi dua ta di?

Arjola: Seksamenat e mëdhenj këto! S’qenkemi seksi ne! Qepeni gojën mos çoni mesazhe të gabuara jashtë! Ça jemi ne? Inxhe?

Monika: Kush e tha fjalën nuk ka femra seksi, dua ta di?

Dj PM: Pikë së pari…

Arjola: Ti mundesh të thuash mua nuk më duken, por jo nuk ka.

Dj PM: Ashtu thashë.

Arjola: Nuk e the.

Dj PM: Me plot bindje e thashë dhe vazhdoj ta them, po për mua.

Arjola: A e mendoni se fjala juaj del jashtë dhe thonë aty nuk paska femra seksi? Ne burra nuk jemi.

Donaldi: E vetmja femër seksi në shtëpi është kjo…Monika!

Monika: Absolutisht!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *