Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate nga ana e opozitës në lidhje me skandalin në Shkodër, ku një nën lehonë është burgosur.
Përfaqësuesit e opozitës ngritën zerin në Kuvend duke thënë se kjo është e papranueshme dhe se duhet zgjidhur.
Gjithashtu për rastin foli edhe Elisa Spiropali, ajo tha se gruaja duhet të lirohet menjëherë nga burgu.
Spiropali: Duhet liruar mënjëherë. Gjykatësi duhet ta lirojë sot, jo nesër. Nuk e kuptoj cila gjykatë kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Institucionet duhet të përshpejtojnë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijës se saj. Kam folur me avokatin e gruas.
Kujtojmë se Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi është bërë nënë.
Shkak është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020.
Bëhet fjalë për një gjobë prej 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetr, e cila është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.