Mbledhja e Kryesisë së PD-së sot është shoqëruar me debate. Ashtu sikurse paralajmëroi para nisjes së mbledhjes, Kadilli i kërkoi Bashës dorëheqjen e parevokueshme.
Mësohet se Kadilli ka deklaruar se Basha duhet të japë dorëheqjen pasi PD ka njerëz shumë të mirë dhe kryetari aktual nuk është i pazëvendësueshëm. Po ashtu Kadilli i ka bërë disa kritika Bashës duke i thënë se është humbës i përsëritur prej defekteve personale dhe se drejtoi gjithë fushatën vetëm, pa forume e pa përfshirë askënd.
”Nuk je i pazëvendrësueshrëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd.”- tha Kadilli.