Debatet nuk mungojnë asnjë puntatë në ‘PërPuthen’. Këtë herë të përfshirë në debat kanë qenë Ana dhe Azemi. Konflikti i tyre ka ndodhur në prapaskenë por videoja është transmetuar gjatë emisionit.
E gjithë situata ka degraduar për një çëmçakëz. Azemi pretendon se kur ana ka shkuar një ditë në regjistrime nuk i ka folur. Pastaj kjo e fundit ka kërkuar nga konkurrentët një çamçakëz dhe nuk kishin pasur, ndërsa kur i kishte treguar Azemit ai i kishte thënë se ‘s’të jap se ti nuk më fole kur erdhe’ dhe e kishte bullizuar se ishte 100 kg.
Ana: Azem mund të më japësh një çamçakëz. Dhe ai filloi pse duhet të të jap unë ty se ti nuk më fole kur erdhe. Nuk foli si njeri s’kam edhe kaq. Nuk u bërë askushi këtu dhe të më thuash mua bëre ti 100 kile. Ti je askushi.
Azem: Ajo ka të bëjë edhe me falsitet se mundohet të tregohet me mendje më e madhe nga seç është në të vërtetë. Un kam përsëritur fjalët që ka ofenduar ajo.
/Priza.al/