Ivi Kaso është përfaqësuesi i Partisë Demokratike, së bashku me Oerd Bylykbashin dhe Ledina Mandijan në gjyqin në Gjykatën e Apelit për vulën vlu.
Ndërsa Indrit Sefa, përfaqësues i grupimit ‘Alibeaj’ kërkoi që Gjykata të mos marrë parasysh kërkesat e bëra nga Kaso, pasi sipas tij, Komisioni i Rithemelimit nuk ka ligjshmëri për të bërë përfaqësim në gjykatë.
Debatet në sallë:
Ivi Kaso: Gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit. Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit.
Indrit Sefa: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në këtë faze proceduriale. Gjykata duhet ti shqyrtojë të gjitha elementët në tërësinë e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritet juridike dhe duhet të ketë prokurë të Posaçme. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit.