Sot po mbahet në Hagë seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte. Prokuroria tha se dosjen paraprake do ta dorëzojë në shtator, por kjo është e vonuar për avokatët mbrojtës.
Në seancën e mbajtur sot, gjykatësi kërkoi shtyrjen e afatit për vendosjen në dispozicion të njoftimit të hollësishëm në 25 qershor 2021. Gjykatësi ka kërkuar një datë nga Prokuroria për përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes paraprake. Ndërkaq, organi i akuzës ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mbahet lidhje midis afate të përcaktuara për secilin fazë.
Prokurorja tha se ZPS-ja duhet të jetë në fazë të përparuar për nxjerrjen e materialeve. Ajo ka thënë se nuk do të ishte efikase që të bëhen kërkesa nga mbrojtja e që prokuroria t’iu japë përgjigje për dorëzimin e materialeve.
Materialet do të dorëzohen në javën e dytë të shtatorit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për rikategorizimin e provave.
“Ndonëse ne jemi tash të fokusuar te detyrimet që i kemi sa i përket nxjerrjes. Nënkategorizimi i materialeve kërkon kohë”, ka thënë ajo.
Ndërsa avokati David Hooper tha: “Ne nuk do të fillojmë të diskutojmë se kur fillon gjykimi, por të jepet një lloj rendi. Prokuroria deri në mes të qershorit të sqarojë pozicionon e saj dhe të japë një dosje. Afatet kohore që jep Prokuroria nuk janë realiste. Duhet të fokusoheni te data që do të dorëzohet dosja paraprake që ta dimë se çfarë do të dorëzohet e të përgatitemi”, ka thënë ai. Edhe avokati Emmerson ka kërkuar nga gjykatësi të bëhet një datë për dorëzimin e dosjes. Ndërkaq, u konsiderua si “i papranueshëm” vonesa dosjes paraprake deri në shtator nga avokati Young.