Në Komisionin e Ekonomisë është duke u folur për një ndryshim në ligjin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë diskutimit mes kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka debatuar me deputetin e Rithemelimit Edmond Spaho. Ky i fundit ndërhyri teksa kolegët ishin duke dhënë mendimin mbi projektligjin.
Pjesë nga debati:
Shalsi: Zoti Zëvendës ministër, a ka mundësi mos t’i ktheni fare përgjigje? Mos e ktheni as kokën. Jo injorim por ti do degjenerohesh.
Spaho ndërhyn nga vendi
Shalsi: Shiko, shiko çfarë bën. Kalojmë në votim se është e kotë. Çfarë shqetësimi ke zotëri. Kontribuoni në etikë. A të duket normale sjellja jote? S’të jep përgjigjen që do ti, por sipas asaj që ato dinë. Këtu janë të pranishëm të gjtihë deputetët, çfarë statusi ke ti që s’lë të tjerët.
Spaho: Unë kam drejtuar një pyetje, po pres një përgjigje.
Shalsi: Ja shiko, shiko çfarë bën. Vazhdo zonja Dhëmbi.