Debatet e ashpra mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ‘ndezin’ rrjetin

Ata janë parë duke u përfshirë në një seri episodesh të tensionuara gjatë romancës së tyre dyvjeçare… dhe historia vijon.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck edhe një herë dukeshin të nervozuar dhe duke debatuar teksa morën pjesë në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri ‘The Mother’ të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja 53 vjeçare po bënte gjestikulacion me bashkëshortin e saj, 50 vjeç, me të cilin u martua vitin e kaluar, me një fytyrë të vrenjtur, ndërsa ai sforcohej, e dukej i vendosur gjatë bisedës.

Pasi u fotografuan gjatë bisedës së tyre të tensionuar, ata shpejt u kthyen në humor të mirë me buzëqeshje dhe puthje ndaj njëri-tjetrit.

Skena e së mërkurës vjen pasi çifti u bë kryefjalë në Grammy në shkurt, kur Jennifer u pa që e urdhëroi Benin të bënte më shumë përpjekje për tu dukur i lumtur – duke e goditur atë dhe duke kërkuar që ai të pretendonte se po kënaqej.

Çifti, i cili shpesh duken të tensionuar dhe të zemëruar kur janë në publik, u panë duke shkëmbyer fjalë të tensionuara gjatë ceremonisë, pikërisht teksa prezantuesi Trevor Noah u ul pranë tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *