Debatet në shtëpinë e ‘BBV’ sa vijnë e bëhen më të ashpëra.
E teksa Armaldo nuk është aspak i qartë me qëndrimin që po mban brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe me lojën që ai po bën, ndaj tij ka pasur shumë kritika.
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi teksa ka komentuar lojën e Armaldos, e ka quajtur një krimb i cili tenton të arrijë në majën më të lartë të malit duke u lëpirë dhe zvarritur.
“Na ishte njëherë një shqiponjë dhe fluturoi në majën më të lartë të alpeve. Aty pa një krimb. Dhe e pyet, po ti si mbërrite deri këtu? Ja kështu duke u lëpirë, duke u zvarritur:”, shkruan Efi.
Kujtojmë se Efi mban anën e Luizit me të cilin krijoi një miqësi të mirë brenda “Big Brother VIP”.
Fillimisht Armaldo u shoqërua me Luizin, ndërsa më pas me Oltën, ndërsa së fundmi është shprehur se nuk është as me njëri-tjetrin. Gjatë spektaklit, Armaldo pati një debat shumë të fortë me Luizin, dhe u shënjestrua nga dy opinionistët e ‘Big Brother VIP’, të cilët i vunë në dukje se nuk po luan vetëm, por duke përdorur marrëdhëniet herë me Olta Gixharin e herë me Luizin.