Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar që u mbajt sot në Selinë Blu, ku nuk kanë munguar debatet me tone të larta mes Bashës dhe Flamur Nokës.
Sipas burimeve, Flamur Noka i ka kërkuar Bashës që të lejohet shumica të vendosë për çështjen e përjashtimit të Berishës, por ky i fundit i është përgjigjur se nuk do të lejojë formimin e asnjë grupi anti-amerikan.
Pikërisht në lidhje me këtë frazë, PD sqaron se Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka etiketuar në asnjë moment anëtarësinë si antiamerikane. Për më tepër, PD thotë se anëtarësia është shpirti i saj .
Reagimi i plotë:
Deklarate e Partise Demokratike
Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:
Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.
Z.Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.
Rikujtojmë se ditën e sotme , Flamur Noka i ka thënë gjatë mbledhjes Lulzim Bashës i ka ngulur thikë pas shpine Sali Berishës. Basha i është kundërpërgjigje duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se ai dhe Berisha kanë informacione që nuk i dinë t ëtjerët në lidhje me vendimin e Dash.
/Priza.al/