‘Debati afgan’/ Kryeministri Rama replikon me Qemalin, qytetari e kritikoi në Facebook për refugjatët: ‘Nuk është pronë e jotja Shqipëria…!’

Një qytetar ‘i guximshëm’ ka kritikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, kryeministrin Edi Rama, në lidhje me vendimin e marrë një ditë më parë për të strehuar qindra afganë në Shqipëri.

Qytetari nuk është kundër ardhjes së afganëve, por i shkruan Ramës se, merr vendime “në kokën e tij”, pa i diskutuar ato me asnjë.

“O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh cliruar ti ket vend ,dhe po e përdore sikur te jete pron e jotja ,nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tana ,te duket vetja se je baba i gjith kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia ,kan luftu te tjere ,ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqipetareve mos e merr me koken tane”,- shkruan Qemal Pirra.

Kryeministri Rama ndërkohë, nuk ka nguruar t’i përgjigjet, duke e siguruar se, nuk i merr vendimet vetë, por me autorizimin e popullit që i dha mandatin e tretë.

“Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!”,- i kthehet kryeministri Rama.

foto galeri

Shqipëria ka vendosur të strehojë refugjatë afganë me kërkesë të SHBA. Të njëjtën linjë kanë mbajtur deri tani edhe vende si Maqedonia e Veriut apo dhe Kosova.

Kryeministri Rama, më tej ka dhënë detaje nga strehimi i afganëve që ka marrë përsipër.

Rama thotë se, afganët që do të vijnë në vendin tonë nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por do të largohen për në SHBA, sapo t’u jetë bërë dokumentacioni për të jetuar atje.

“Ata nuk do të qëndrojnë në Shqipëri po do të largohen për në SHBA pasi t’u jetë bërë i gjithë dokumentacioni për të jetuar atje”,- shkruan Rama.

Screenshot 15

Këto informacione Rama i ka dhënë gjatë një replike me një komentues në FB, teksa qytetarja e kritikon kryeministrin se, Shqipëria nuk mund të marrë përsipër emergjenca të shteteve të tjera kur dhe vetë është në emergjencë.

“Ato nuk krijojne probleme, dhe eshte edhe shume e dobishme ti ndihmojme popullatat ne veshtiresi, ne shqiptaret ne rradhe te pare qe kemi 30 vjet ne emigracion e dime cfare do te thote te te mirpresin ne nje vend te huaj.

Per mendoj edhe qe Shqiperia ka 1000 halle nga te vetat dhe nuk mund te mendoje per te tjeret.

Si mund te integrohen keto popullsi qe viene ne nje shoqeri qe nuk i siguron dot te mirat bazike qytetareve te vet.??

Nje shoqeri ku pensionisti mer 15.000 lek dhe shkalla e papunesise se popullssise attive ne pune eshte ne nivele te jashtezakondeshme???

Ka nje emergjence sociale ne shoqerine shqiptare pa precedent, shteti nuk mund te marri persiper edhe emergjencat e shteteve te tjera”,- shkruan Leda Allgjata.

foto galeri

Rama e siguron se, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sa sot.

“Shkalla e papunësisë në Shqipëri është më e ulëta në rajon thotë Banka Botërore. Sa për emergjencën sociale pa precedent, Shqipëria s’ka qene asnjehere me mire dje se sa sot dhe shumë më mirë duhet e do të bëhet. Keto jane faktet, te tjerat jane opinione”,- shton Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *