Debati Kiara-Efi/ Mozzik ka një mesazh për mikeshën e tij

Kush do e kishte menduar se Efi dhe Kiara nga dy mikesha do riktheheshin në dy “rivale” që kanë ndarë jo vetëm shtëpinë e “Big Brother” por edhe shikuesit në dy pjesë.

Ata që mbështesin Kiarën dhe ata që mbështesin Efin. Mes dy zjarreve në këtë situatë është Luizi i cili nuk ka asnjë informacion nga jashtë prej 100 ditëve dhe nuk ia ka idenë pse ato të dyja janë përfshirë në një debat kaq të ashpër. Edhe pse u ka kërkuar të dyjave mos ta vazhdojnë më këtë debat, asnjëra nuk e ka dëgjuar.

Gjithashtu, edhe personazhet publike janë përfshirë në këtë diskutim duke dhënë opinionet e tyre. Nuk ka munguar një reagim në rrjetet sociale as nga Mozzik. Ky i fundit, i ka dalë në mbrojtje Efit duke publikuar një foto të saj në Instastory, i cili shkruan: “Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne. Go Efi!”

Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Efi ishte protagoniste e videoklipin e Mozzik “Fatkeqësi”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *