Banorët e ‘Big Brother VIP’ Luiz Ejlli dhe Kiara Tito patën një debat gjatë lojës me litar të zhvilluar brenda shtëpisë. Kjo pasi Luizi i tha Kiarës që dëshiron të kuptojë nëse publiku do t’i shohë çift ata brenda, apo nëse njërin prej tyre e do jashtë. Kjo, pasi radhën e kaluar Kiara, Luizi dhe Bledi ishin të tre në nominim, por Bledi “sakrifikoi” dhe doli vetë nga shtëpia.
Kiara: Kanë qenë ditë të lodhshme dhe kemi patur pak vështirësi me gjumin. Me Luizin ka shkuar shumë mirë. Kemi ato ulje-ngritjet, por mirë. Mbase kam qenë e rënduar dhe shpërtheva në atë moment. Ka raste që më vjen natyrshëm të reagoj. Unë nuk dua të ketë lojë mes nesh, prandaj mërzitem. Por, unë dua që ai të luajë dhe nuk dua të ndikoj fare te loja e tij. Kjo është arsyeja, pse ndonjëherë distancohem. Nuk besoj se e hoqi rripin për të më rrezikuar mua.
Zhaklina: Nga një anë, më vjen keq për Kiarën që nuk e zbaton lojën e saj. Unë besoj se Luizi e do atë jashtë shtëpisë. Shpesh e kam dëgjuar që ka thënë, sa të mbarojë “Shën Valentini” ti do jesh jashtë.
Unë mendoj se ti kishte të drejtë aty kur u mërzite. Unë mendoj se reagimi yt nuk ishte i tepruar, mendoj se nuk duhet të vetësakrifikohesh. Edhe ti vetë do të luash, pavarësisht është apo jo Luizi. Kjo mendoj se është e vërteta. Nuk mendoj që Luizi është një djalë budalla që nuk e kupton lojën. Ai e ka studiuar shumë mirë Big Brotherin dhe ka hyrë për të fituar.
Kiara: Ai më tha që nuk e ka hequr rripin për të më rrezikuar mua. Unë e besoj, për aq kohë sa e kam në krah, unë e besoj. Ai nuk do të donte kurrësesi të më rrezikonte mua. Luizi më ka thënë se do të jetë dorë për dore me mua në finale.
Zhaklin: Personi i vetëm që Luizi i ka thënë që do ta shohë në finale, ka qenë Tea. Duhej sikur ti në heshtjen tënde thoje, po ky i dashuri im se nuk më sheh mua në finale, por sheh Tean…