Me nisjen e puntatës së djeshme të Për’puthen u bë nami. Ada kërkoi fjalën në emision për t’i bërë një dhuratë Edit.
‘Kam një dhuratë se jemi mbushur me debate. Dhuratën e kam për ‘princin’. Edi urdhëro këtë biberon dhe mbaje gjithmonë në gojë para se të më drejtohesh mua’,- ju drejtua Ada, Edit.
‘Jepja ndonjë tjetri, duhet në buzët e ndonjë tjetri kjo’,- ja kthehu Edi.
Ndërkohë Bruno filloi të mbronte Adën duke ju sulur Edit.
‘Ti nuk ke respekt për mua, se kjo ka takimin me mua dhe nuk ke respekt as për Adën. I ke thënë je si burrë. I the je femra më sexy dhe më pas i the je si burrë’,- u shpreh Bruno.
Opinionisti Arjan Konomi e cilësoi si dhuratë pa shije, ndërsa Ada i tha se dhurata i bën mirë Edit, në mënyrë që ta mbaj mbyllur gojën. Kujtojmë se Eduardi dhe Ada kanë pasur debate të forta dhe para disa puntatave ku Edi e quajti Adën burrë ndërsa Ada e quajti atë femër.
Kujtojmë se Ada me Eduardin e kanë bërë njëri-tjetrin bllok në rrjetet sociale. Pas një takimi, i cili duket se shkoi mirë, gjërat midis tyre përfunduan keq.
/Priza.al/