Gjatë seancës së sotme, në Kuvend janë zhvilluar më shumë debate mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës sesa është diskutuar mbi buxhetin 2022.
Rama ka shpjeguar se ironinë me ‘balonën tabake e tahuke’ nuk përmendi asnjë emër dhe e cilësoi qëndrimin e Bashës dhe zërin e ngritur si një sjellje e një personi që sapo kishte dalë nga klubi. Nga vendi ndërhyri dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, të cilit Rama i kujtoi se nuk është Edi Paloka.
Fjala e Ramës:
“Zonjë unë nuk ju përmenda emrin juve, e dyta ju dhe të gjitha këto gratë këtu bëni mirë ta kërkoni replikën kur del ai zotëria dhe i përmend me radhë. Uluni dhe përballojeni retorikën se tjetër retorika dhe tjetër llumi. Mos u prekni nga retorika, ngrini nivelin se me çfarë dëgjova unë këtu tani, ka rënë niveli fare, fare. Një kryetar partie opozite, pretendent për të udhëhequr popullin drejt një republike të re dhe del e flet sikur sa po ka dalë nga klubi është gjynah i madh. Unë nuk do hyj në ato muhabete se është nivel shumë i ulët.
Replikë për çfarë, për kë, për se? Por ajo që dëshmoi këtu Lulzimi është se ka balona tabakë, ka tahuke por ka dhe balona pa bisht fare. Erdhi si balonë pa bisht. E ngrite zërin Lulzim dhe nxore nga goja pisllëk të madh duke më akuzuar mua se gënjej për fondin e vendosur në dispozicion në buxhet për impiantet. Nuk thashë 9 mln euro thashë rreth 9 mln dollarë. Fondi i vënë aty, prandaj kur të them mos shko pas balonave, nuk flas për njeri-tjetrin por për ty se i gjëmon balonave, 6.3 mln dollarë janë në buxhetin e energjisë dhe infrastrukturës dhe një pjesë tjetër e buxhetit të shtetit. Kur vjen këtu bën trimin, trash dhe zërin, mos ngatërro ngarkesën e përgjithshme, por shiko buxhetin e ministrisë. Mëso të lexosh.
Rruga e Arbrit me aritmetikën tën 56-58 sa të duash ti se ashtu u nis dhe Rrugae Kombit, është 33.6 mld Rruga e Arbrit dhe nuk lëviz dhe nuk shtohet. Situacionet nga punimet e paparashikuara, nuk janë si tenderat që bërë ti Lulzim bashkë me PD-në, një çorbë keni bërë. I fillonit rrugët me një fond dhe i çonit me 2-3-4 fishin. Rruga e Arbrit…
Pse ndërhyn, për çfarë ndërhyn? Nuk jam Edi Paloka, ej mos ndërhy! Për çfarë ndërhyn? Nuk jam duke të sqaruar ty, jam këtu për replikën, mos më ndërhy se që rrugët e bëra prej jush me tendera fillonin me një shumë x dhe kanë përfunduar me 2-3-4 fish ky është fakt. Ore ça është ky mo. Ulu more zotëri ulu! Tani keni dalë me formulën e re, e kanë bërë të tjerët baltën, se ju s’keni qenë aty. Keni dalë me teorinë duhet ta kemi përballë që ta njohim”, tha Rama.
/Priza.al/