Ministrja e Kulturës, Elva Margariti reagoi këtë të enjte në Kuvend, ndaj akuzave të Ina Zhupës se Parku i Butrintit po i jep privatit.
Në fjalën e tij, Margariti tha se Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë shtetit dhe se nuk po i jepet asnjë privati.
“Mendoj që është ende për të ndezur ca llambushka të një publiciteti shterpë. Butrinti do të vijojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk po i jepet asnjë privati. Do të jetë bashkëpunim me fondin. Ky fondacion dhe ai shqiptaro amerikan për zhvillim, do të monitorohet dhe do të auditohet. Nuk ka tjetërsim apo kalim prone.
Në krye është bordi, dy nga ministria e Kulturës, dy nga partneri strategjik, dhe një arkeolog i huaj. Çdo qindarkë e Butrintit do të vijojë të mbetet në Butrint. Ata që shohin ëndrra me kulla e hotele, nuk do të ketë asnjë lloj ndërtimi i tillë. Do të ketë një qendër pritje për viztitorët, larg nga hyrja aktuale…”, tha Margariti.