Kryeministri, Edi Rama ka folur në Kuvend këtë të enjte në lidhje me akuzat se çmimet janë rritur.
Rama tha se vetëm në Shqipëri çmimi i energjisë nuk është ndryshuar, ndërsa kudo energjia po bën reprezalje.
“Vetëm në Shqipëri çmimi i energjisë nuk është ndryshuar, ndërsa kudo energjia po bën rëprerzalje. Por energjia për të cilën ne vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit, ndaj paguajmë këtë shifër inflacioni. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë kemi një rritje shumë domethënëse në aspektin e fondeve. INSTATI është i njëjti burim që foli dhe zonja Tabaku. Flasim për një muaj shumë pranë luftës dhe më pas kur ndodhën lëvizje të brendëshme”, tha ai