Debati për fotot nudo, Rama: Këta të PD-së janë zhabulanë…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur PD-së, pas akuzave lidhur me fotot e tij nudo të publikuara në internet. Opozitarët i quajti “zhabulanë që duan të bëjnë dhe moralistin”.

“O pika pika. Unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë atje që po tregoja një histori me Pandi Majkon, që lidhet me historinë tonë dhe ishte episodi i nxjerrjes së fotove të mia nudo dikur në fushatën e 2007 nga këta zhabulanët që duan të  bëjnë dhe moralistin, na tregojnë se çfarë është familja, edhe përmenda që janë në Google.

Në Google janë të mbuluara. E dyta nuk ishin fëmijë ata. E treta, si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, se si nuk duhet të sillet dhe çfarë nuk duhet të thotë njeri me akuza e sharje ekstreme, si ka mundësi? Jam pa fjalë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *