Ministrat në Britaninë e Madhe kanë hequr masat mbrojtëse që parandalonin gjykimin e padrejtë të kërkesave të azilkërkuesve.
Qeveria njoftoi në heshtje ndryshimin, i cili heq nevojën për një rishikim për vendimet që lejojnë njerëzit të dëbohen në vendet e tyre.
Rregulli po përdoret kryesisht në lidhje me shtetasit shqiptarë, shkruan “The Independent”, pasi shtetasit e vendeve të tjera në listë, ku përfshihen Bolivia, Koreja e Jugut dhe Serbia, aktualisht nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish ose migrantësh me varka të vogla.
Zyra e Brendshme mohon të synojë ndonjë kombësi specifike, por burimet thonë se pushteti në fjalë nuk po zbatohet në mënyrë të barabartë në lidhje me pretenduesit nga vendet të tjera.