Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në Facebook ka njoftuar si paraqitet situata në disa nga akset kryesore, pasi vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut dhe borës.
ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Po ashtu, këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
NJOFTIMI I ARRSH
Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
/Priza.al/