Dëbora shkakton ‘katastrofën’ në Çeki, 36 automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë me 36 makina ka ndodhur në kilometrin e 33-të të autostradës D5 drejt Pragës në Çeki.

Sipas zëdhënëses së shërbimit lokal të shpëtimit, Petra Homolova, bëhet e ditur se të paktën pesë janë plagosur.

Në aksident janë përfshirë 20 vetura dhe 16 kamionë ndërsa besohet se shkak është bërë moti me borë.

“Ne i çuam tre persona të lënduar lehtë në spitalin në Hořovice, ku do të operohen, dhe dy me lëndime mesatare morëm një avion për në Pragë sepse rruga tani është e mbyllur”, tha Homolová për ČTK.

Automjetet e aksidentuara kishin mbuluar një distancë prej 150 metrash. Policia përdori drone për të monitoruar zonën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *