Korça është zgjuar ditën e sotme e mbuluar nga dëbora pasi reshjet kanë vijuar gjatë natës në kuotën mbi 1200 metra, ndërsa në kuotat më të ulëta ka pasur reshje shiu.
Burime për media raportojnë se në rrugën e Dardhës nga kilometri i 7-të deri në kilometrin e 13-të ka pasur reshje dëbore me trashësi nga 5 deri në 7 centimetra.
Sakaq, autoritetet përkatëse kanë marrë masat e nevojshme duke vendosur në punë mjetet borëpastruese në këtë aks, ndërsa në rrugët e tjera është bërë vetëm kriposja e rrugës.
Termometri ka shënuar -2 gradë Celsius në pikën më të ulët, ndërsa momentalisht nuk ka reshje të cilat priten të vijojnë gjatë ditës.