Debutoi me gol në Kombëtare, Skuka me ‘këmbë në tokë’: Nuk e prisja…

Xhuliano Skuka luajti për herë të parë titullar me Kombëtaren. Kuqezinjtë fituan 2-0 me Armeninë, me golin e parë që u shënua nga sulmuesi i Partizanit. Pas ndeshjes Skuka foli për mediat.

“Unë jam njeri që besoj dhe kam guxim. Prisja që të luaja por jo të debutoja me gol. Jam ndjerë mirë, djemtë më kanë afruar. Ashtu edhe stafi.

Konkurrenca dhe një ekip jashtë vendit? Duke parë kolegët në sulm, them se duhet të bëj më shumë në anën fizike. Duhet shumë punë, duke parë gjendjen e lojtarëve që luajnë jashtë, të them të drejtën duhet shumë punë për konkurrencë. Duhet të punoj që të arrij gjendjen time”, tha Skuka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *