‘Defender 21’/ Mbërrijnë trupat dhe mjetet ushtarake në Durrës, Peleshi: Gjithçka gati për të çelur stërvitjen!

Në portin e Durrësit kanë mbërritur trupat e para ushtarake amerikane të cilat do të angazhohen për stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet dhe në Shqipëri. Njoftimin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Peleshi thekson se po vijon zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

Niko Peleshi thotë se janë gati për të hapur stërvitjen e përbashkët nga trupat e ushtrisë amerikane dhe forcave tona të armatosura.

“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër te NATO, Defender Europe 21”- shkruan Peleshi.

Ai tha se Forcat tona të Armatosura, përveç “pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate”. Peleshi e konsideroi stërvitjen “Defender 21” si shumë të çmuar për rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe rolin që vendi ynë luan si vend anëtar i NATO-s.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *