“Defender 21” në Kosovë, presidentja Osmani: Të paluhatshëm në partneritetin me aleatët perëndimorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Defender 21”. Ajo ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të partneritetit me vendet aleate në dobi të sigurisë dhe paqes në Evropë dhe botë. Më 29 prill, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, NATO-ja nisi ushtrimi ushtarak “Defender Europe 21”, që është stërvitja me shkallën më të gjerë që është mbajtur në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë stërvitje po marrin pjesë mijëra forca nga Shtetet e Bashkuara.

Një pjesë e ushtrimeve po zhvillohet edhe në territorin e Kosovës, me pjesëmarrje të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovë. Gjatë vizitës në vendin ku po zhvillohen ushtrimet, presidentja Osmani tha se gatishmëria për të thelluar partneritetin tonë strategjik me aleatët perëndimorë është e paluhatshme.

“Ngritja e kapaciteteve të ushtrisë sot po e merr vulën e përkrahjes nga partnerët tanë strategjikë. Prandaj jam e lumtur të shoh sesi ajo po shndërrohet jo vetëm në fuqi moderne, por edhe në partnere e besueshme të aleatëve tanë, synimet e të cilëve përkojnë me qëllimet tona strategjike. Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë, sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit tonë”, tha presidentja Osmani.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *