“Dëgjo Emmanuel”! Zbardhet biseda e tensionuar Putin-Macron 4 ditë para luftës në Ukrainë

Mediat e huaja kanë nxjerrë në dritë bisedën e tensionuar mes Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, vetëm pak ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

E gjithë biseda ka lidhje me negociatat mes dy liderëve e cila nis me fjalët e Macron “Vladimir, së pari një gjë”, por që ndërpritet direkt nga udhëheqësi rus “Dëgjo Emmanuel”.

Biseda është zhvilluar vetëm katër ditë para se se të niste lufta në Ukrainë, ku sipas medive të huaja Macron e pyet troç Presidentin rus se “Do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejtë, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëllimet tuaja”.

“Çfarë mund të them? Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh”, i përgjigjet Putin, duke akuzuar Ukrainën për prishjen e marrëdhënieve të Minskut.

Më tej, Putin kritikon Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa shprehet se “Në fakt kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk po bën asgjë për të zbatuar marrëveshjen e Minskut. Ai po ju gënjen”, duke akuzuar gjithashtu edhe Macron se kërkon të rishikojë Minskun.

“Nuk e di nëse këshilltari juaj ligjor ka mësuar ligjin! Sa për mua, thjesht shikoj tekstet dhe përpiqem t’i zbatoj ato”, i përgjigjet menjëherë Presidenti francez.

Putin më pas argumenton se propozimet e separatistëve në Ukrainën lindore duhet të merren parasysh. “Por ne nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”, thotë Macron.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *