Dëgjojeni trupin tuaj, këto shenja tregojnë se çfarë kërkon

Trupi i njeriut është një mekanizëm kompleks me procese të shumta që shpesh ndodhin në të njëjtën kohë dhe funksionojnë në mënyrë të pavarur. Kur diçka nuk është në rregull brenda trupit, ne duhet të mendojmë shkakun e saj.

Këtu janë disa shenja të rëndësishme që ju nuk duhet t’i injoroni.

Lëkura e thatë

Lëkura e thatë është një shenjë e mangësisë së vitaminës E, dhe ka nevojë të trajtohet në kohë. Ju mund ta trajtoni këtë problem duke konsumuar më shumë bajame, lakër jeshile, spinaq, peshk dhe vezë për të rritur nivelet e vitaminës në sistemin tuaj.

Flokë dhe thonj të brishtë

Ky problem shkaktohet zakonisht nga nivele të pamjaftueshme të vitaminës D dhe kalciumit në trup. Për të zgjidhur këtë problem, konsumoni perime të tilla si patate, brokoli, pini qumësht lope të papërpunuar, (qumështi i devesë do ishte zgjidhja më e mirë), kefir, kos dhe grurë të plotë.

Nervozizëm, dhimbje në këmbë, pagjumësi

Këto probleme shkaktohen nga mungesa e kaliumit dhe magnezit në trupin tuaj. Për të rritur nivelet e këtyre dy mineraleve, konsumoni më shumë lakër jeshile, arra, lakër të bardhë, spinaq, fara të lirit, fara luledielli dhe bajame.

Gjak nga mishrat e dhëmbëve

Gjaku që del nga mishrat e dhëmbëve është shpesh një shenjë e mungesës së vitaminës C, prandaj sigurohuni që të hani mjaftueshëm lakër jeshile, brokoli, kivi, manaferra, domate, bizele dhe papaja, çdo ditë.

Dëshira për ushqim të kripur

Nëse keni dëshirë të konsumoni ushqim të kripur, kjo është shenjë e inflamacionit apo infeksionit në sistemin riprodhues apo në traktin urinar.

Dëshira për ëmbëlsira

Dëshira për të ngrënë ëmbëlsira ndodh kur sistemi juaj nervor është i lodhur dhe ka nevojë për ngritje të energjisë. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të merrni një çokollatë menjëherë – në vend të këtyre ëmbëlsirave të dëmshme, provoni të hani mjaltë, hurma arabe, rrush të thatë, për të reduktuar dëshirat.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *