“Dëgjuan Ramën të fliste si halabak”/ Berisha ‘kritikon’ deputetet e Kuvendit: Ta nxirrnin jashtë, seanca të ndërpritej

Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një takim të përjavshëm me gazetarët, ku ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në Kuvend.

Berisha tha se kryeparlamentarja dhe të gjithë deputetet duhet të kërkonin nxjerrjen jashtë të Ramës.

Sakaq lavdëroi deputeten Grida Dumën për përgjigjen e dhënë ndaj Ramës.

“Rezolutën, Edi Rama për të mbuluar refuzimin nga ana e tij të pranimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe e bëri për të mos lidhur atë që kanë lidhur vetë serbët, raportin e Dick Marty-t me Beogradin. Vasali i Vuçiç nuk guxon të ngrejë çështje sic duhet, aty ku preket Serbia. Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e merituar që i dha. Shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit dhe atyre zonja kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak, nuk kërkuan ndërprerje të seancës dhe nxjerrjen e tij jashtë. Ishte seancë për të mbuluar implikimin e Ramës në arrestimin e udhëheqjes politike të Kosovës”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *