Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka dhunuar të ëmën e tij dhe më pas e ka plagosur. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar nënën e tij fizikisht dhe psikologjikisht.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Klevi. L., i cili ka dhunuar dhe ka plagosur me pirun nënën e tij. Forcat e komisariatit numër 6, kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin.
I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes, ku pas një konflikti verbal i biri ka qëlluar me pirun në bark nënën. Gruaja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe është pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.