Teksa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ishte duke folur në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës kanë filluar të godasin tavolinat e seancës të Kuvendit të Kosovës.
Opozita këtë reagim e pati pasi ministrja Haxhiu nisi të deklarohet lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë.
Pavarësisht kërkesës së kryekuvendarit, Galuk Konjufcca që të ndërpritet fjala derisa ata të qetësohen, opozitarët kanë vazhduar me reagimin e tyre.
Nga foltorja, Haxhiu i kërkoi për qetësi, derisa i tha të mos shqetësohet.
Ndërkohë, ashpër ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili është dëgjuar duke sharë deputetët e pozitës bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, dëgjohet duke thënë ai.