Deklarata e Bashës për sondazhet, Paloka: Ndal përçarjen!

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha tha përballë gazetarëve se 95% e demokratëve e duan që të udhëheqë betejën kundër “regjimit Rama-Doshi-Rakipi”. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i PD-së Edi Paloka i cili e ka mohuar një gjë të tillë.

Paloka me anë të një postimi në rrjete sociale i ka kërkuar që të japë dorëheqjen dhe të ndalojë përçarjen brenda partisë, si dhe të kërkojë votëbesimin e demokratëve për drejtimin e partisë.

REAGIMI:

Lul ! Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve . Mos jep doreheqje , ne se ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbeshtetjen e 95% te demokrateve , kerko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit ! Ne se 51 % e jo 95 % e demokrateve te mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen! Po per kete , pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne !

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *