Kryeministri Edi Rama i është bashkuar kritika lidhur me deklaratat e Fredi Belerit për Himarën. Në një intervistë për mediat Rama e cilësoi Belerin një maskara dhe analfabet, ndërsa theksoi se ky i fundit akuzohet për masakrën e Peshkopisë.
“Është analfabet dhe kërkon që të ndezë në Himarë një zjarr dhe këta ia japin pishtarin në dorë. Ai thotë më gjithë mbështetjen e partive politike në Greqi, do helenizojë Himarën. Kjo është e paimagjinueshme. Prandaj them unë që kjo është faqja e zezë e Shqipërisë. Jo sepse e them unë po sepse mbasi marrin një damkë që nuk shlyhet kurrë nga aleati më i madh i Shqipërisë. Të vetmen gjë që kanë në dorë është që të mos lejojnë që më firmën e tyre, mbështesin personin që ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarëve shqiptarë në Peshkëpi. Ka pasur edhe dënime. Këta e marrin dhe e mbështesin. Kjo tregon se çfarë faqezinjsh janë këta. Do vëjë në vend ai maskara padrejtësitë e 60 viteve. Ai është njeriu që kur unë kam bërë një punë të madhe për pronat e himariotëve, ky i thoshte që po e rregulloi Edi Rama këtë ne nuk kemi shans që ta marrim më Himarën. Nuk është çështje opinionesh në këtë rast është faqe e zezë e një vule në ballë.”, tha Rama.