Deklarata e Berishës/ Reagon Gazmend Bardhi: Përdori pushtetin për të pasuruar familjarët

Ish-sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar menjëherë me anë të një postimi në “Twitter” pas akuzave të Berishës se janë marrë peng nga Taulant Balla për çështjen e presidentit.

Bardhi e ka sulmuar duke thënë se ish-kryeministri është duke poshtëruar veten, në qëllimin e tij për tu pasuruar, edhe pse është shpallur Non Grata si një njeri që ka përdorur pushtetin për tu pasuruar.

“Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”, shkruan Bardhi


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *