Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë gjatë konferencës në selinë blu, ku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kapur duke folur me grupe kriminale.
Gjithashtu ai tha se Rama ka bllokuar edhe marrëveshjen me vendet e beneluksit për ekstradimin.
“Përgjimet janë një realitet unë kam kërkuar ju e keni ndjek dhe kam insistuar ratifikimin e marrëveshjes për vendet e beneluksit për ekstradimin, atë e ka bllokuar Edi Rama. Telefonat me atë lloj aparati telefonin që Rama i besonin se janë të papërgjueshme. Grupe të përbashkëta të disa vendeve Europiane, a është Edi Rama aty, 1005 ndaj edhe pengon marrëveshjen e ekstradimit, për cilat përgjime bën fjalë ilir meta , e ka fjalën për bandën e Elbasanit dhe unë informoj publikun se masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut të Taulant Sharrës janë hequr, çdo konfiskim është hequr. Gentian Sharra vazhdon aktivitetin në prokurime publike që e ka pasion, natyrisht burimet flasin për ndërhyrje direkte dhe qytetari digjital informon . Edi Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale, pa diskutim që është duke folur, uroj të publikohen sa më shpejt”, tha Berisha.