Deklarata e fortë e Papa Franceskut: Lufta në Ukrainë ndoshta për të shitur armët

Papa Francesco durante l'udienza alle partecipanti all’Assemblea plenaria dell’Unione Internazionale delle Superiore Generali, 5 maggio 2022. ANSA/ VATICAN MEDIA HO-NO SALES EDITORIAL USE ONLY

“Lufta në Ukrainë “ose u provokua ose nuk u parandalua”. Dyshoj se qëllimi ishte interesi për të shitur armë“. Papa Françesku , në një takim me redaktorët e revistave jezuite evropiane të botuara sot nga Civiltà Cattolica dhe e publikuar nga disa gazeta. “Disa muaj para fillimit të luftës takova një kryetar shteti, një njeri të mençur, i cili flet pak, vërtet shumë i mençur”, tha Bergoglio. “Pasi foli për gjërat për të cilat donte të fliste, ai më tha se ishte shumë i shqetësuar se si po lëvizte NATO. E pyeta pse dhe ai u përgjigj: “Po lehin në portat e Rusisë. Dhe ata nuk e kuptojnë se rusët janë perandorakë dhe nuk lejojnë asnjë fuqi të huaj t’u afrohet atyre. Ai përfundoi: ‘Situata mund të çojë në luftë’.

Më 24 shkurt, siç pritej, lufta filloi me ofensivën e Moskës. Pra kreu I shtetit tha ati I shenjtë ishte në gjendje të lexonte shenjat e asaj që po ndodhte. Ajo që po shohim është brutaliteti dhe egërsia me të cilën kryhet kjo luftë nga trupat, përgjithësisht mercenare, të përdorura nga rusët. Dhe rusët në fakt preferojnë të dërgojnë çeçenë, sirianë, mercenarë përpara. Por rreziku është se ne shohim vetëm këtë, që është monstruoze, dhe nuk e shohim të gjithë dramën që po shpaloset pas kësaj lufte, e cila ndoshta disi ose u provokua ose nuk u parandalua. Dhe regjistroj një interes për testimin dhe shitjen e armëve. Është shumë e trishtueshme, por në thelb kjo është ajo që është në rrezik”.

Papa Francesko është treguar i kujdesshmë të sqarojë pse ai nuk e quan as të mirë dhe njeri të keq presidentitn Rusi Putin.“Dikush mund të më thotë në këtë pikë: por ju jeni në favor të Putinit ! Jo nuk jam. Do të ishte e thjeshtë dhe e gabuar të thuhej një gjë e tillë. Unë jam thjesht kundër reduktimit të kompleksitetit në dallimin midis së mirës dhe së keqes, pa menduar për rrënjët dhe interesat, të cilat janë shumë komplekse. Ndërsa shohim egërsinë, mizorinë e trupave ruse, nuk duhet të harrojmë problemet në përpjekje për t’i zgjidhur ato.

Është gjithashtu e vërtetë që rusët mendonin se gjithçka do të përfundonte brenda një jave. Por ata llogaritën gabim. Ata kanë gjetur një popull të guximshëm, një popull që po lufton për të mbijetuar dhe që ka një histori lufte”.

Papa Françesku tha gjithashtu se shpreson të jetë në gjendje të flasë me kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill, më vonë këtë vit, pasi një takim mes tyre ishte planifikuar të mbahej sot në 14 qershor por u shty përfundimisht për shkak të luftës në Ukrainë.”Duhej ta takoja më 14 qershor në Jeruzalem, për të biseduar për punët tona. Por me luftën, me marrëveshje të ndërsjellë, vendosëm ta shtynim takimin për një datë të mëvonshme, në mënyrë që dialogu ynë të mos keqkuptohet,” tha Papa Françesku.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *