Nga Shkodra kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka denoncuar se në kryeqendrën e veriut pranë qendrave të votimit ka persona me të shkuar kriminale, të cilët sipas tij kanë shantazhuar qytetarët. Sipas Spahisë ka pasur edhe të tjera denoncime që kanë evidentuar problematika gjatë procesit zgjedhor.
“Larg krimit dhe korrupsionit ku mundohen që ta zhysin çdo ditë. Procesi? Kemi pasur njoftime dhe sinjalizime për shumë problematika, sidomos gjatë hapjes së procesit zgjedhor. Prezencë edhe të personave me të shkuar kriminale, strukturat e krimit të organizuar kanë shantazhuar qytetarët.”, tha Spahia.